Vinsent Ibrahimoviç firmosi sot kontratën e parë profesionale me Milanin. 17-vjeçari do vazhdojë me moshat e kuqinjve ku aktivizohet si mesfushor.
Djali i Zlatan Ibrahimoviç u afrua te Milani në vitin 2022.
Prej atëherë kontribuon për ato ngjyra.
“Milani ka kënaqësinë të njoftojë se Vinsent Zlatan Seger Ibrahimoviç ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale.
Mesfushori, i lindur në vitin 2008, do të jetë pjesë e projektit Milan Futuro, një nismë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj”, shkruhet në deklaratën e Milanit.







