Ballina Aktualitet Do arrestimin e Ballukut, relacioni i SPAK: Presion dëshmitarëve, e pandehur për...

Do arrestimin e Ballukut, relacioni i SPAK: Presion dëshmitarëve, e pandehur për Llogaranë, në hetim për 7 lotet e…

35
0

“Z. Kryeministrja Belinda Balluku duhet të arrestohet për shkak se situata penale I është rënduar, është e dyshuar se manipuloi të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj”. Ky është argumentimi kryesor i Prokurorisë së Posaçme në kërkesën drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku.

“Z. Kryeministrja Belinda Balluku duhet të arrestohet për shkak se situata penale I është rënduar, është e dyshuar se manipuloi të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj”.

Ky është argumentimi kryesor i Prokurorisë së Posaccme në kërkesën drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku.

Në relacionin e përmbledhur dorëzuar në Kuvend Prokuroria thotë se përmes metodave speciale të hetimit ka zbuluar se Balluku I ka bërë presion një prej vartësve të saj, edhe pasi është marrë e pandehur dhe ende nuk ishte pezulluar nga detyra.

Nga pozicioni i zv. Kryeministres dhe ministres thotë SPAK Balluku “ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K (vartëse e saj)”

Në relacion SPAK rendit 11 tendera për të cilat Balluku po hetohet. Prokuroria I informon deputetet se përvecc tenderit të Llogarasë 190 milionë euro për të cilin është marrë e pandehur apo 7 loteve të Unazës së Madhe 450 milionë euroshe për të cila është person në hetim, Balluku dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë: Thumanë-Kashar 245 mln euro, Porto Romano-Durrës 12 mln euro dhe mirëmbajtja e akseve të veriut me vlerë 440 mijë euro.