Ballina Europë Fermerët europianë ‘sulmojnë’ Brukselin: Përplasje dhe gaz lotsjellës në tubimin para Parlamentit...

Fermerët europianë ‘sulmojnë’ Brukselin: Përplasje dhe gaz lotsjellës në tubimin para Parlamentit Europian

22
0

Incidente me fermerë që hidhnin objekte drejt forcave të policisë, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës, shpërthyen pak para orës 12:00 në Bruksel, jashtë ndërtesës së Parlamentit Evropian. Ata thonë se janë të shqetësuar për perspektivën e një fluksi të produkteve të Amerikës së Jugut në BE dhe reformën e subvencioneve bujqësore.

Marrëveshja BE-Mercosur do të krijojë zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë dhe do ta ndihmojë BE-në të eksportojë më shumë mallra, të tilla si automjete, makineri, verë dhe pije alkoolike në Amerikën Latine. Por fermerët argumentojnë se kjo do ta bëjë gjithashtu më të lehtë hyrjen e mishit të viçit, sheqerit, orizit, mjaltit dhe sojës së prodhuar nga homologët e tyre të Amerikës së Jugut në Evropë.

Kësaj i parapriu, (pak para mesnatës së së mërkurës) shfaqja e më shumë se 100 traktorëve që bllokuan Rue de la Loi, përpara ndërtesave të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, duke i habitur autoritetet.

Mediat belge raportoi se fermerët pritej të mbërrinin në kryeqytetin belg në orët e para të së enjtes.

Megjithatë, pak pas orës 23:00 sipas orës lokale, më shumë se 100 traktorë kalouan Rue de la Loi, rrugën kryesore që kalon përpara ndërtesave të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian.

Trafiku në Rue de la Loi u ndërpre, me rrugën që praktikisht u “pre” në dy pjesë, ndërsa autoritetet policore ndërmorën kundërmasa të gjera në përpjekje për të kufizuar praninë e traktorëve dhe për të çbllokuar zonën.

Sipas informacioneve, disa nga fermerët kishin Sheshin e Luksemburgut si vendin e tyre të takimit.