Ballina Kosovë Heqja e masave, Reuten kritikon BE-në: Aplikimi i Kosovës ka mbetur në...

Heqja e masave, Reuten kritikon BE-në: Aplikimi i Kosovës ka mbetur në sirtar

32
0

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar pas vendimit për heqjen plotësisht të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Ai ka uruar Kosovën për këtë dhe e ka cilësuar një dështim politikën e BE-së.

Reuten thotë se tani mund të rifillohet rruga evropiane e Kosovës dhe se hapi i radhës është të procedohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim.

“Më në fund! Urime Kosovë. Çfarë dështimi ka qenë kjo politikë e BE-së.

Tani mund ta rifillojmë sërish rrugën evropiane të Kosovës. Hapi i radhës: të procedohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim, i cili ka mbetur në sirtar prej vitesh!”, ka shkruar ai në “X”.