Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot më 18 dhjetor 2025 në qytetin e Vlorës.
Një grua dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
65-vjeçarja u dërgua në spitalin e qytetit nga familjarët në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
“Vlorë, paraprak/Sot, në spitalin e Vlorës, është shoqëruar nga familjarët, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore, shtetasja S. S., 65 vjeçe, e cila si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njofton policia.







