Ballina Politika Lëvizja Bashkë proteston para Kuvendit, salla bosh

Lëvizja Bashkë proteston para Kuvendit, salla bosh

25
0

Çelet sipari i protestave kundër qeverisë. Lëvizja Bashkë zhvilloi sot, në orën 18:00, një protestë para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët.

Protesta u fokusua në kërkesën për llogaridhënie nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që salla e Kuvendit ishte bosh, pasi seanca parlamentare ishte mbyllur që në orët e paradites.

Me pankarta dhe thirrje të shumta, protestuesit e Lëvizjes Bashkë e cilësuan kryeministrin Rama si “Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, ndërsa mesazhe të tjera përfshinin shprehje si “Rama dhe Balluku na vodhën festat” dhe “Kush mbjell uri, korr revoltë”.