Ballina Kosovë Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u mor vendim që...

Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u mor vendim që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës

22
0

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se ka lajme të shkëlqyeshme për Kosovën nga samiti BE-Ballkan.

Osmani ka thënë se pas diskutimeve intezive është marrë vendim që t’i hiqen të gjitha masat Kosovës.

Osmani tha se një pjesë e madhe hiqen sot, ndërkaq pjesa tjetër në janar.

“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën.

Në fund të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pas diskutimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit.”, tha ajo në një paraqitje të drejtpërdrejt nga Brukseli

Ndërsa ka thënë se ky samit ka qenë vërtetë i suksesshëm për ne.