Ballina Sport PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk...

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq

31
0

Pas Evropës, PSG “pushton” edhe Botën, fiton trofeun Interkontinental “FIFA2025” duke “thyer” Flamengon në finale. Për herë të parë në histori, PSG bëhet ekipi i parë francez që fiton këtë trofe. Nga të gjithë trofetë që ishin në “valle” këtë sezon, ekipi i Luis Enriques nuk fitoi vetëm Botërorin për Klube, por ky trofe, Interkontinental, ishte “qershia mbi tortë” e një sezoni fantastik. I vetëdijshëm për peshën e këtij turne, Luis Enrique e kishte vlerësuar në maksimum duke hedhur në fushë formacionin e tij më të mirë.

Pas disa përpjekjeve, “gjelat” gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 38-të, ku Kvaratskhelia u shërbye në mënyrë perfekte në shtyllën e dytë duke shtyrë topin në rrjetë. Brazilianët e Flamengo-s nuk qëndruan pasiv në këtë finale dhe në minutën e 62-të fituan një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Jorginho u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Rezultati mbeti i pandryshuar jo vetëm gjatë kohës së rregullt, por edhe në shtesë, duke bërë që fati i këtij takimi të vendosej nga ruleta e penalltive. Në këtë pikë, ekipi brazilian dështoi totalisht ku nga 5 tentativa realizuan vetëm një.