Ballina Politika Reagon Salianji: Berisha më largoi si drejtues politik në Njësinë 6 në...

Reagon Salianji: Berisha më largoi si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë! PD: S’ka pasur një detyrë të tillë, por është vetëpërjashtuar pas..

37
0

Kur duhen edhe 3 ditë të mbahet protesta e lajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë.  

Por, Partia Demokratike mohon që Salianji të ketë pasur një detyrë të tillë, pasi sipas saj “drejtues politik në Tiranë ka qenë Belind Këlliçi”, ndërsa ish-deputeti ka qenë i deleguar për fushatën në Njësinë 6, por të deleguarit u tërhoqën pasi zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Bashkisë Tiranë nuk u zhvilluan. 

Sidoqoftë, ashtu si Berisha, edhe në reagimin e Partisë Demokratike thuhet se “Salianji me aktivitetin e Elbasanit të realizuar nga Suel Çela është vetëpërjashtuar”. 

“Nuk ka qenë drejtues politik. Drejtues politik në Tiranë ka qenë Belind Kellici. Ai ishte i deleguar për fushatën. Fushata u ndërpre dhe të deleguarit për fushatën i tërhoqëm. Por, siç e dini, Salianji me aktivitetin e Elbasanit të realizuar nga Suel Cela është vetëpërjashtuar”,- thuhet në reagimin e PD-së. 

Ervin Salianji ka qenë aktiv në këtë njësi, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve.