Ballina Kronika Skemë mashtrimi në kryeqytet/ Çifti merr makina me qira dhe nuk i...

Skemë mashtrimi në kryeqytet/ Çifti merr makina me qira dhe nuk i kthen, merret nën procedim

31
0

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari i një kompanie të mjeteve me qira, se e kishin mashtruar duke mos ia kthyer dy mjetet për të cilat kishin nënshkruar kontratë.

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec dhe të dyshuarit janë 53 dhe 48 vjeç, banues të dy në Tiranë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit I. M., 53 vjeç dhe S. T., 48 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale “mashtrimi”, pasi i kanë marrë me qira dy automjete, shtetasit D. Y., dhe nuk ia kanë kthyer atij, sipas kontratës”, bëri me dije policia vendore zyrtarisht ditën e sotme.

Pas veprimeve paraprake hetimore dhe marrjes në pyetje, hetimet po kryhen në gjendje të lirë deri në sqarimin e rrethanave.

Kurse Komisariati i Maliqit ka marrë nën procedim personin me inicialet G. Ll., banues në fshatin Tërovë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje në një tokë që e kishte pushtuar.

Dhe në Korçë u mor nën akuzë Gj. L., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin L. C., për motive të dobëta.