Ballina Kronika Tentoi të vriste me armë 40-vjeçarin në Institut, arrestohet autori pas tre...

Tentoi të vriste me armë 40-vjeçarin në Institut, arrestohet autori pas tre javësh në arrati

26
0

Fatmir Frroku 36 vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi tentoi të vriste me armë Mariglen Jatën muajin e kaluar në rrugën “Ramadan Citaku”. Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij Izet Leka dhe Marsildo Ndoja.

Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, kur kreu krimin, ndërsa tjetri shoqërohej me të, në momentin e ndalimit.

Sipas burimeve, por edhe nga dëshmitë e marra, ka rezultuar se sherri mes të plagosurit Mariglen Jata dhe autorit të dyshuar Fatmir Frroku, ka qenë banal për shkak të sharjeve në TiKTok.

Frroku e akuzonte Jatën se përse ky i fundit e përmendte dhe e shante gjatë lidhjeve ‘Live’ në rrjetet sociale. Të dy kanë qenë miq më herët por muajt e fundit nuk flisnin për shkak të këtyre debateve.

Mbrëmjen e 23 nëntorit, Jata u qëllua me armë zjarri pistoletë nga Frroku sapo ai hyri në rrugicën e lagjes në zonën e Institutit.

“Si rezultat i punës informative dhe ndjekjes së kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me objektiv kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri, të shtetasit M. J., në rrugën “Ramadan Citaku”, më datë 23.11.2025, u finalizua operacioni “Akuza”.

Në kuadër të operacionit, u lokalizuan dhe u ndaluan shtetasit:

-F. F., 36 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

-I. L., 32 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 30 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi F. F. ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin M. J., dhe pas krimit është ndihmuar nga shtetasi I. L., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

36-vjeçari u kap pas ndjekjes së automjetit me të cilin ai lëvizte bashkë me shtetasin M. N., nga Instituti deri në bulevardin “Nënë Tereza”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.