Ballina Aktualitet ‘Thërrite atë plehrën…’/ Carlo Bollino nuk mungon në dosjen Balluku, merr qindra...

‘Thërrite atë plehrën…’/ Carlo Bollino nuk mungon në dosjen Balluku, merr qindra miliona nga ARRSH-ja

7
0

Botuesi dhe pronari i Shqiptarja.com Carlo Bollino, nuk ka munguar në dosjen e SPAK me përgjimet e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe vartësit të saj, drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi, ku rezulton se ka përfituar qindra milionë lekë nga ky institucion.

Sipas pasazheve të dosjes hetimore të siguruar nga SYRI, në një pjesë del një bashkëbisedim mes Ballukut dhe Berberit, ku zbardhet se Carlo Bollino i cili çon persona të tretë të interesohen tek ministrja dhe drejtori i ARRSH për projektet dhe pagesat.

Gjatë këtij bashkëbisedimi mes Ballukut dhe Berberit flitet për shumat që ka marrë Bollino nga drejtori i ARRSH.

Berberi qartazi shkruan se ka paguar 28 milionë lekë të rinj (280 milionë lekë të vjetra) më pas 3 milionë lekë të rinj (30 milionë lekë të vjetra) dhe në qershor do t’i jepte edhe 39 milionë lekë të rinj (390 milionë lekë të vjetra) që është diferenca, sipas Berberit.

Këto komunikime tregojnë qartë përfshirjen e Carlo Bollinos dhe qindrat e miliona lekëve që ka marrë nga ARRSH-ja.

Në aplikacionin “Whatsapp”, midis shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:

Në datën 17.03.2022, në orën 17:45, shtetasja Belinda Balluku i përcjelle (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “buonasera belinda, sento it dovere di informarti che nulla di quello quello che ei siamo detti e’ avvenuto, ne il vecchio (il cui valore e’ stato addirittura spalmato te “plani i likujdimi” nei prossimi tre anni!!!) ne’ il nuovo, si dhe i dërgon mesazhet “Merre zgjidhe kte Se sto kafane po fare terezine.

Në orën 17:52-17:53, Evis Berberi: “Ja kam pranuar projektin në këshill teknik ka marrë 28 mil të rinj nga 70 mil të rinj the pagesën e mbetur ja kam shtrirë në tre vjet tani do marrë o mil të vinj pasi kanë bërë një shpërndarje për të gjitha projektet dhe nëse duhet ja japim në qershor 39 mil të rinj që është diferenca.

Për gjënë e re se di për çfarë flet Pasi skam diskutuar gjë tjetër me të”.

Në orën 17:57-17:58, Belinda Balluku“Therrite ate plehren gee perfaqeson Dhe thuaji, kjo eshte skema clare halli ke shko sqaro carton thuai mos shkruaj me tek min ose pastaj harroje Bashkepunimiu”.

Në orën 17:58-18:00, Evis Berberi: “Ok Po është ky plehra që shtyn carlon se do jetë në hall

Ndërkohë cna.al ka publikuar edhe pjesë të dosjes ku duken qartë bisedat:

Image