Ballina Politika ‘Ende pa mbushur 100 ditë, qeveria duket e rraskapitur nga babëzia, arroganca...

‘Ende pa mbushur 100 ditë, qeveria duket e rraskapitur nga babëzia, arroganca dhe budallallëku…’

24
0

Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar në lidhje me aferat skandaloze të korrupsionit që kanë përfshirë qeverinë ‘Rama 4’.

‘Ende pa mbushur 100 ditë, qeveria duket e rraskapitur nga babëzia, arroganca dhe budallallëku…’, shkruan Dervishi në Facebook, duke ironizuar me situatën politike në vend.

Kujtojmë se së fundmi SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku me qëllim arrestimin e saj, pas ndërhyrjeve në tenderat e tunelit të Llogarasë 190 milionë euro dhe lotet e Unazës së Madhe në Tiranë që arrijnë deri në 450 milionë euro.