Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani të premten.
Presidentja Osmani e ka konsideruar këtë njohje vendim historik.
Në një konferencë për shtyp bashkë me Osmanin, kryeministri Davis tha se Kosova mund të mbështetet tek Bahamas si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm.
“Ky është, pa asnjë dyshim, një moment historik për të dyja vendet tona dhe popujt tanë”, tha Davis.
“Nuk ka dyshim se ky është fillimi i një marrëdhënie që ne do të synojmë ta forcojmë. Ka shumë fusha ku ne mund të zhvillojmë bashkëpunim, posaçërisht në një botë ku ka sfida gjeopolitike, të cilat në prekin që të gjithëve”, shtoi ai.







