Ballina Kronika ​Arrestohen babë e bir për shpërthimin në një banesë në Vlorë

​Arrestohen babë e bir për shpërthimin në një banesë në Vlorë

21
0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore të DVP Vlorë, u identifikuan dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar babë e bir, nën dyshimet e kanë vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së një shtetaseje.

Nga hetimet paraprake dyshohet se D. G. (59) dhe F. B. (29), banues në Babicë e Madhe Vlorë, kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit, raporton KosovaPress.

Dy shtetasit e arrestuar dyshohet më 29 nëntor 2025 kanë përdorur automjetin për t’u afruar pranë banesës së shtetases B. Z., ku dyshohet se është vendosur një sasi lënde plasëse, e cila më pas ka shpërthyer. Pas kryerjes së ngjarjes automjeti është gjetur i djegur në Babicë e Vogël Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale përkatëse, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.