Kreu i PD-se Sali Berisha ka mbajtur një foltore pasditen e kësaj të shtune në Kurbin, ku është pritur me kritika nga demokratët për koalicionin me partitë e vogla.
Një nga demokratët e pranishëm i ka kërkuar llogari Berishës së për çfarë i duhen koalicionet me aleatët, teksa i përmendi rastin e Mesila Dodës, që sipas tij u zgjodh me votat e PD-së.
“Pse duhet të votojmë partinë e çamëve, paritë e vogla? Çfarë lidhje kam unë si demokratë me koalicionet, hiqni koalicionet, hiqni se na vjedhin votat, sa të marrin votat dhe të bëhen deputetë Mesila Doda na del kundra, pra na dalin kundra”, tha ai.
Ndërsa Berisha deklaroi se koalicionet janë të rëndësishme ‘për të fituar përballë kësaj diktature’.
“Koalicionet janë të dobishme si një garanci për mospërqëndrimin e të gjitha pushteteve në një parti dhe në një njeri. Në kushtet e një diktaturë autoritare që nuk bënë zgjedhje por farsë elektorale, kur opozita s’ka rrugë tjetër përveç protestës dhe revoltës koalicionet janë të domosdoshme. Sa më i gjerë dhe i fuqishëm të jetë koalicioni aq më e madhe mundësia për të fituar përballë kësaj diktature“, deklaroi Berisha.







