Ballina Sport Ja pa sherrin nokautit të Anthony Joshuas, kjo e pret në ditët...

Ja pa sherrin nokautit të Anthony Joshuas, kjo e pret në ditët e ardhshme

0
20

Jake Paul ka konfirmuar se nofulla e tij ishte thyer në dy vende gjatë humbjes së tij ndaj Anthony Joshua, në duelin e zhvilluar në Majemi.

Boksieri britanik e rrëzoi Paul në tapet dy herë në raundin e pestë dhe të gjashtë, përpara se amerikani të dorëzohej.

“Nofull e thyer dy herë.

Më jepni Canelo pas 10 ditësh,” shkroi Paul në rrjetet sociale, ku shfaqte edhe një grafi të nofullës  bashkë me thyerjet. Paul përdori mediat sociale për të konfirmuar se i ishte nënshtruar një operacioni në nofull.

Paul nuk u përball me median në konferencën për shtyp pas duelit, ndërsa kërkoi trajtim për lëndimin.

Nikisa Bidarian, një nga promotorët e Paul, tha: “Ai është mirë. Ai shkoi vetë në spital me makinë.

Një nofull e thyer është shumë e zakonshme në sport, veçanërisht në boks ose MMA”.

“Mendoj se koha e rikuperimit nga mjekët dhe kirurgët me të cilët kemi folur tashmë është katër deri në gjashtë javë“, shtoi promotori i Paul, që u dorëzua në raundin e gjashtë.

YouTube-ri 28-vjeçar zbuloi se mendonte se kishte thyer nofullën ndërsa pështyu gjak gjatë një interviste pas ndeshjes.

“Ndihem mirë, ishte argëtuese,” tha ai.

“E dua këtë sport. I dhashë gjithçka…

U argëtova shumë. Do të bëj një pushim të vogël. Kam punuar fort për gjashtë vjet”.