Anthony Joshua ka fituar meçin ndaj Jake Paul, duke e nokautur në raundin e gjashtë.
Pas kësaj përballje, boksieri britanik tha se nuk është i lumtur me këtë fitore, pasi ka mundur të bëj shumë më mirë.
“Jo. Duhej të bëja më mirë. Kam shumë për të përmirësuar. Nuk jam i lumtur.”, deklaroi Joshua.
Ai po ashtu pas meçit pati disa këshilla për youtuberi Jake Paul i cili tashmë po sfidon veten në sportin e boksit.
“Jake ka shpirt, ka zemër. Ai u përpoq të bënte çmos.
Shumë luftëtarë nuk kanë hyrë në ring me mua, dhe Jake e bëri. Edhe kur u rrëzua, ai vazhdoi të përpiqej të ngrihej. Ia heq kapelen.
Nëse Jake dëshiron të qëndrojë në nivelin më të lartë në peshat e rënda, ai duhet të punojë më shumë. Është një divizion shumë i vështirë për t’u kontrolluar.”, tha Anhtony Joshua pas kësaj fitore.







