Policia e Kukësit ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg për dhunë ndaj bashkëshortes dhe abuzim seksual me 2 vajzat e tij të mitura.
Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan: 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku.
Sipas policisë, shtetasi Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz, në prill të vitit 2024, u arrestua pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje, si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.







