Jeni kuriozë të dini se cili film tërhoqi më shumë vëmendjen e njerëzve dhe u kërkua masivisht në motorin e kërkimit të Google? Së fundmi, Google publikoi listën Year in Search 2025, mes tyre edhe dhjetë filmat më të kërkuar për vitin 2025.
10. Mission: Impossible – The Final Reckoning
9. 28 Years Late
8. Weapons
7. Final Destination: Bloodlines
6. Happy Gilmore 2
Tani radha e Top5:
5. Sinners
4. Thunderbolts*
3. Minecraft Movie
2. Superman
Dhe në vend të parë: Anora
Ky film i realizuar me një buxhet të ulët, arriti të bënte histori në Oscars këtë vit duke u vlerësuar me pesë çmime.
“Anora” rrëmbeu pesë çmime, duke përfshirë “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë” për yllin 25-vjeçar, Mikey Madison.
Regjisori Sean Baker gjithashtu fitoi Oscar për “Skenarin më të mirë origjinal” dhe “Montazhin më të mirë”, duke u bërë personi i parë që fiton katër çmime Oscar brenda një nate për një film të vetëm.
Madison luan rolin e Anora-s, por të gjithë e thërrasin Ani, dhe është një punonjëse seksi në një club të famshëm. Ajo njihet me djalin e një oligarku rus, i cili përpos se do të bëjë vetëm qejf, është jashtëzakonisht i papjekur dhe i papërgjegjshëm.







