Ballina Politika ”Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë, por anëtarët”/ Berisha: Unë nuk përgatis...

”Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë, por anëtarët”/ Berisha: Unë nuk përgatis pasardhës për partinë

43
0

Sali Berisha gjatë bashkëbisedimet ditën sotme në rrjetin social Facebook, u pyet se kë do të caktojë pasardhës në PD-së, duke theksuar se as Lulzim Bashën nuk e zgjodhi ai por anëtarët.

Ai tha se kurrë nuk do ta përgatisë ai liderin e ardhshëm.

Berisha: Ajo që jam unë në këtë mision, largimi i këtij regjimi.
Por shqiptarëve dhe çdo njeriu, i them se kurrë nuk kam menduar dhe nuk mund të mendoj të përgatis liderin pasardhës.
Ajo nuk është detyra ime.
Jo, ajo është e qytetarëve.
Sali Berisha ka me borxh t’u shërbejë atyre me ndershmëri, me vendosmëri, me transparencë, gjersa ata t’i besojnë.
Për sa i përket pasardhësit, liderit, shumë mendojnë se ai që ishte, ishte zgjedhja ime, unë u garantoj se jo, ka qenë zgjedhje e tij në garën që u hap për partinë.
Por unë nuk marr përsipër atë që nuk mund ta bëj kurrë.
Do doja ta bëja.
Sigurisht që çdo njeri do donte ta bënte, por unë kam një vetëdije.
Të tjerë mund të mendojnë se e bëjnë, unë jo, nuk mendoj se e bëj.
Ndaj dhe unë e kufizoj veten time të ndërmarr një veprim të tillë.
Po u rrëfej një të fshehtë timen.
Lulzim Basha bëri gjithçka kundër meje, kam thënë çdo gjë për të, por nuk i kam thënë kurrë vetes se gabova me të, sepse nuk e kam zgjedhur.
Dhe nuk do e zgjedh.
Nuk mund të bëj atë që nuk mund të bëj.