Ballina Lifestyle Pas një pushimi të shkurtër, Kivanç Tatlitug është gati: Do të jemi...

Pas një pushimi të shkurtër, Kivanç Tatlitug është gati: Do të jemi bashkë së shpejti

36
0

Kıvanç Tatlıtuğ duket se po i rikthehet ekranit. Aktori turk është parë në shoqërinë e shefit ekzekutiv dhe producentit të kompanisë së njohur Ay Yapım.

Aktori iu përgjigj disa prej pyetjeve të gazetarëve për pushimin e shkurtër që bëri në karrierën e tij.

“Po, bëra një pushim. Tani jam me vëlla Keremin. Jam mirë, jam në gjendje të mirë. Do të jemi bashkë së shpejti me projekte të reja.”

Ai shtoi se nuk donte të fliste më gjatë, falënderoi shtypin dhe uroi një Vit të Ri pa trazira e me lumturi për të gjithë.

Së fundmi, Kıvanç ka qenë pjesë e disa filmave në SHBA si “Last Call for Istanbul” dhe seriali “Familja” që transmetohet edhe në Tv Klan, i dubluar në shqip.