Ballina Aktualitet Platformë e re për turizmin, krijohet nga bashkëpunimi mes operatorëve turistikë dhe...

Platformë e re për turizmin, krijohet nga bashkëpunimi mes operatorëve turistikë dhe guidave

16
0

Në një periudhë kur industria turistike shqiptare ka marrë hov dhe ky sektor është kthyer ndër kontribuuesit kryesor në rritjen ekonomike, udhërrëfyesit dhe operatorët turistik po forcojnë bashkëpunimet për të ofruar një ofertë turistike cilësore në sytë e të huajve.

Një takim që bashkoi udhërrëfyesit dhe operatorët/DMC u bë e ditur se një platformë do të krijohet për këto kategori për turizmin me qëllim ndërtimin e urave të bashkëpunimit, standarde më të larta dhe një turizëm më të organizuar e më të suksesshëm.

“Ky takim erdhi si pasojë e tensioneve të herëpashershme që krijohen në pikën e sezonit turistik me mbingarkesë të cilat përballen me përplasje. Shoqata është duke bashkëpunuar me një platformë të re që po vjen në treg e cila mendon të bashkojë midis këtyre dy kategorive. Në këtë marrëdhënie shoqata do të ofrojë klasifikimi të udhërrrëfyesve dhe t’ja mundësojë platformës që dhe operatorët turistik të jenë në dijeni”.

Operator dhe udhërrëfyes me eksperiencë por edhe të rinjtë që i janë bashkuar industrisë së turizmit së fundmi morën pjesë për të identifikuar pikat kritike, treguar sfida dhe bashkërenduar zgjidhjet për një turizëm më cilësor.

“Një kënaqësi e veçantë për këtë aktivitet sot. Një forum që sjellë këta dy aktorë të rëndësishëm. Janë aktorë të pazëvendësueshëm të një industrie që po merr shumë hov por që ka dhe sfida si ky bashkëpunim që nevojitet. Dy aktorë të turizmit që bashkojnë ngushtë për të ofruar një ofertë turistike shqiptare edhe një bashkëpunim që ofron standardet që duhen të prezantohen. Aktiviteti ka mbledhur operatorët turistik të mëdhenj si dhe disa nga guidat më të hershme të Shqipërisë por edhe të reja që këtu kanë mundësi të mësojnë nga të parët.”

Në 10 muaj ku dhe intensitetit i hyrjeve në vendin tonë ishte më I lartë, sipas INSTAT Shqipërinë e kanë vizituar mbi 10.4 milionë të huaj. Ndërsa pritshmëritë e operatorëve turistik janë edhe më të larta për vitin 2026