Ballina Politika Protesta tek Kryeministria, Policia procedon Adriatik Lapajn

Protesta tek Kryeministria, Policia procedon Adriatik Lapajn

43
0

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë të ditur se është proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar sot para Kryeministrisë.

Në një video nga Komisariati i Policisë, Lapaj u shpreh se e ka marrë këtë procedim si “medalje”, duke theksuar se është proceduar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Ai garantoi se protestat nuk do të ndalen dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimeve para Kryeministrisë.

“Mora një tjetër medalje sot, e pesta. Më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi në shesh, nuk ndalojmë!” – u shpreh Lapaj.