Ballina Kronika Shau gardianët dhe Safet Bajrin, Sokol Sanxhaktari rrihet keq në burgun e...

Shau gardianët dhe Safet Bajrin, Sokol Sanxhaktari rrihet keq në burgun e Reçit

105
0

Është rrahur keq në burgun e Reçit, Sokol Sanxhaktari, i dënuari me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes së Florian Lamçes, ngjarje kjo e ndodhur në 30 korrik 2020 në Elbasan.

Sanxhaktari, është dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili ka ndëruar jetë disa vite më parë.

Lajmi për dhunimin fizik të Sanxhaktarit, konfirmohet nga burime pranë policisë së burgjeve, të cilët thanë për gazetarin Elton Qyno, se gjithçka ka ndodhur pak ditë më parë pas një sherri që nisi fillimisht mes Sanxhaktarit dhe disa gardianëve që shërbejnë brenda burgut dhe më pas në konflikt ka hyrë dhe Safet Bajri dhe miqtë e këtij të fundit, të cilët janë të izoluar në burgun e Reçit në Shkodër.

Sipas burimeve, i dënuari Sokol Sanxhaktari, ka nisur konfliktin me një nga gardianët e brendshëm të burgut, duke lëshuar fyerje të rënda ndaj tij.

Gardianët janë përpjekur ta neutralizojnë dhe qetësojnë por nuk ja kanë dalë dot. Në këtë konflikt ka ndërhyrë dhe Safet Bajri, që është izoluar në këtë burg nga SPAK, pasi e akuzën për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër.

Mes Sokol Sanxhaktarit dhe Safet Bajrit, janë shkëmbyer sharje dhe ofendime, ndaj të dyja palët janë përfshirë në përplasje fizike. Mësohet se në këtë sher kanë ndërhyrë dhe shokët e tjerë të Safet Bajrit, të cilët kanë rrahur Sokol Sanxhaktarin.

Sipas burimeve, sheri masiv ndodhi për shkak se të gjitha dyert e brendshme të dhomave në sektorin ku ka ndodhi përplasja fizike qëndrojnë të hapura, duke i lejuar akses të dënuarve dhe paraburgosurve të shkojnë në dhomat e njëri-tjetrit.

Pas rrahjes, Sokol Sanxhaktari është nxjerë nga sektori duke e akomoduar në një sector tjetër. Kjo nuk është hera e parë që të dënuarit VIP që ndodhen të izoluar në burgjet Shqiptare, përfshihen në rrahje dhe përplasje massive të dhunshme.