Ballina Politika Halli i madh i Ramës paratë për rrogat e gjyqtarëve, ndërkohë që...

Halli i madh i Ramës paratë për rrogat e gjyqtarëve, ndërkohë që zëvendësja e tij akuzohet për miliona euro tendera

13
0

Në të gjithë pasazhet e deklaratave të tij kreu i qeverisë nuk ndalet që të sulmojë gjyqtarët. E bënte dikur ne mënyre te fshehtë. Por qyshse ka dalë Balluku në “shesh” ai është “çmendur” fare.

Gjatë podkastit të tij sot, kryeministri Edi Rama ka ngritur sërish shqetësime mbi funksionimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri. Gjatë dritares së propagandës së tij, “Flasim” këtë të diel, ai u ndal te ajo që e cilësoi si “shenja shqetësuese të brutalitetit gjyqësor”, duke përmendur praktika që sipas tij dëmtojnë besimin te drejtësia dhe rëndojnë buxhetin e shtetit.

Rama foli për tentativa të përbashkëta të gjyqtarëve dhe prokurorëve për rritje pagash, si edhe për përdorimin e paraburgimit, i cili sipas raporteve e rendit Shqipërinë në pozicione negative krahasuar me vendet e tjera.

“Kemi nisur analiza shqetësuese të shenjave shqetësuese të brutalitetit gjyqësor. Tentativa e magjistratëve gjykatës e prokurorë bashkë për të rritur pagat duke shqyer arkën e shtetit. Vetë Ali dhe vetë Kadi. Kam lexuar edhe një raport mbi përdorimin brutal të paraburgimit në Shqipëria që e ka vendosur Shqipërinë në vendin më të fundit”, tha ai.

Në asnjë vend të botës një kryeministër nuk ka të drejtë të cenojë integritetin e gjyqtarëve. Në Shqipëri kryeministri do të jetë edhe shefi i qeverisë por edhe shef i sistemit të drejtësisë, pra nëse përsëris fjalën e tij, “vetë Ali dhe vetë Kadi”. Duhet që ai të vendosë se kush do të shkojë në burg. Jo se nuk e ka bërë më parë por tani siç duket strukturat e SPAK të nxitura edhe nga koordinimi ndërkombëtar i janë afruar “telefonit” të tij dhe ai ka humbur logjiken.

Nuk u ka gjetur cen tjetër në biografi dhe po merret me një kërkesë të tyre për rritje pagash. Thjesht do të krijojë narrativën ne publik se ata mendojnë për para e jo për drejtësi.

Nuk ofron mbështetje dhe bashkëpunim pa kompromis e debate, që paratë e vjedhura nga zyrtarët e tij deri te zevendësja Balluku të hetohen dhe të gjenden ku janë e të kthehen në buxhet, aty nga u vodhën, por sulmon drejtësinë e u bënë presion duke u përmendur rrogat.

Nëse ato para që llogariten të vjedhura nga buxheti i shtetit do të ishin në buxhet do të kishte mjaftueshëm edhe për rritjen e pagave te gjyqtarëve, edhe për pensionet por edhe për investime në fusha të ndryshme me karakter social. Dhe do të tepronin. Por halli i Ramës nuk është rroga e gjyqtarëve dhe prokurorëve por mbajtja e sistemit të drejtësisë nën kontroll dhe presion të vazhdueshëm në mënyrë që sistemi mafioz i menaxhimit të parave publike ku “vjedhin të gjithë se vjedh edhe kreu i qeverisë” të vijojë të mbijetojë.