Presidenti i Francës Emmanuel Macron konfirmoi sot planet për të ndërtuar një aeroplanmbajtëse të re, më të madhe dhe më moderne për të zëvendësuar “Charles de Gaulle”.
Macron iu drejtua sot ushtarëve në një bazë ushtarake franceze në Abu Dabi pranë Ngushticës së Hormuzit.
“Vendimi për të nisur këtë program të madh u mor këtë javë”, tha Macron, duke shtuar se projekti do të forconte bazën industriale të Francës, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Ministrja e Ushtrisë Catherine Vautrin tha në platformën sociale X se aeroplanmbajtësja e re do të hyjë në shërbim në vitin 2038, kur “Charles de Gaulle”, i cili ka qenë në përdorim që nga viti 2001, pritet afërsisht të del në pension.
Franca mbetet një nga fuqitë kryesore ushtarake në Evropë dhe një nga pesë vendet që zyrtarisht posedon armë nukleare







