Ballina Politika Nga Peleshi, Gjekmarkaj deri tek “yllesha” Zeqineja: deputetët që u paguajmë qiranë,...

Nga Peleshi, Gjekmarkaj deri tek “yllesha” Zeqineja: deputetët që u paguajmë qiranë, telefonin, karburantin… madje edhe pasaportën diplomatike

48
0

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë marrin një pagë bazë neto prej rreth 2 250 euro në muaj, pagë e cila rritet ndjeshëm përmes një sërë përfitimesh shtesë: bonuse për pjesëmarrje në komisione, 170 euro në muaj për telefon, 300–400 euro karburant, si dhe dieta për udhëtime brenda dhe jashtë vendit.

Në total, të ardhurat mujore të një ligjvënësi shkojnë lehtësisht mbi 3 500 euro. Por, edhe kjo nuk mjafton.

Të dhënat e siguruara nga VNA pranë Kuvendit të Shqipërisë tregojnë se, pavarësisht rritjes së pagave me votën e tyre në legjislaturën e kaluar, deputetët përdorin çdo hapësirë ligjore për të përfituar edhe më shumë nga paratë publike.

Qira me lekët e taksapaguesve

Dokumentet zyrtare tregojnë se 11 deputetë, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kanë përfituar pagesë qiraje nga buxheti i shtetit për muajin tetor.

Lista dominohet nga deputetë të Partisë Socialiste, ku nuk mungon as Zeqine Çaushi, por në të përfshihen edhe dy deputetë të Partisë Demokratike, të cilët gjithashtu përdorin fondet publike për strehimin e tyre në Tiranë.

Pagesat për qiranë (Tetor)
1. Antoneta Dhima (PS) – 350 €
2. Fadil Nasufi (PS) – 350 €
3. Agron Gjekmarkaj (PD) – 350 €
4. Hatixhe Konomi (PS) – 350
5. Bledi Çomo (PS) – 116 €
6. Erjo Mile (PS) – 350 €
7. Erjona Ismaili (PS) – 290 €
8. Genti Lakollari (PS) – 300 €
9. Ledina Alolli (PD) – 210 €
10. Ramion Kurti (PS) – 338 €
11. Zeqine Çaushi (PS) – 361 €

Pasaporta diplomatike, por jo me xhepin e tyre

Ndërkohë, 10 deputetë të rinj janë pajisur me pasaportë diplomatike, por edhe këtu shpenzimi nuk është mbuluar nga vetë përfituesit. Kuponi prej 75 eurosh për secilën pasaportë është rimbursuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Rimbursim pasaportash diplomatike (Tetor)
1. Ani Dyrmishi
2. Arjan Ndoja
3. Enno Bozdo
4. Erjo Mile
5. Kiduina Zaka
6. Klevis Balliu
7. Marjana Koçeku
8. Skënder Pashaj
9. Zeqine Çaushi
10. Zija Ismailaj

Sa na kushtuan deputetët vetëm në një muaj?

Sipas të dhënave të VNA, vetëm për muajin tetor, pa përfshirë pagat bazë, shpenzimet e deputetëve kanë qenë:
• Karburant: 44 000 euro
• Telefonia: 19 000 euro
• Dieta udhëtimesh: 139 000 euro
• Qira: 4 000 euro
• Pasaporta diplomatike: 750 euro

Në total, qindra mijëra euro shpenzohen çdo muaj për privilegje që shkojnë përtej pagës, në një vend ku shumica e qytetarëve mezi përballojnë qiranë, karburantin dhe faturat bazë.

Nga Peleshi, Gjekmarkaj deri tek Zeqineja: deputetët që u

Nga Peleshi, Gjekmarkaj deri tek Zeqineja: deputetët që u

Nga Peleshi, Gjekmarkaj deri tek Zeqineja: deputetët që u

Nga Peleshi, Gjekmarkaj deri tek Zeqineja: deputetët që u

Nga Peleshi, Gjekmarkaj deri tek Zeqineja: deputetët që u