Ballina Kronika Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Kukës! Në kërkim bashkëpunëtorët...

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Kukës! Në kërkim bashkëpunëtorët e tyre

10
0

Dy persona janë arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim pasi akuzohen se kundrejt shumave të parave transportonin emigrantë  të paligjshëm drejt kufirit me Greqinë.

Të arrestuarit janë një 56-vjeçar dhe një 24 vjeçar, të cilët u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kukës, duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë.

Ata iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin “Relay”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. M., 56 vjeç dhe M. M., 24 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kukës, duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.