Ballina Sport Yamal shënon 21 gola në LaLiga pa i mbushur 20 vjeç

Yamal shënon 21 gola në LaLiga pa i mbushur 20 vjeç

24
0

Lamine Yamal vazhdon të habisë futbollin me paraqitjet e tij te Barcelona.

Sulmuesi 18-vjeçar shënoi një gol spektakolar ndaj Villarrealit, duke çuar rezultatin në 2:0 dhe duke rritur rekordin e tij personal në LaLiga në 21 gola, megjithëse ka luajtur vetëm 87 ndeshje në kampionat.

Sipas statistikave të ‘Opta’-s, vetëm Kylian Mbappé ka arritur të shënojë më shumë gola para moshës 20 vjeç në pesë ligat kryesore evropiane që nga fillimi i këtij shekulli.

Mbappé shënoi 23 gola duke luajtur për Monaco-n dhe PSG-në, një shifër pak më e lartë, por performanca e Yamal-it thekson nivelin e tij të jashtëzakonshëm në një moshë kur shumica e futbollistëve ende po zhvillohen