Ballina Kronika DURRES/ Prangoset 36 vjecari që bashkë me tre persona tjerë rrembyen dhe...

DURRES/ Prangoset 36 vjecari që bashkë me tre persona tjerë rrembyen dhe dhunuan një 48 vjeçar

71
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-vunë në pranga shtetasin J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, më datë 01.07.2025, kanë marrë me forcë, në automjet, dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar. 36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë tentativës për të dalë nga Republika e Shqipërisë;
-shpallën në kërkim shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, në lidhje me kryerjen e një shërbimi në banesë. Punohet për kapjen e 46-vjeçarit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P. M., 41 vjeç dhe M. M., 30 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një 37-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin T. K., 27 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta, shtetasin Z. H., i cili mori asistencën mjekësore të nevojshme dhe u largua në banesë. Punohet për kapjen e 27-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.