Ballina Kosovë Edita Tahiri: SHBA i dha vijë të kuqe ndryshimit të kufijve, fund...

Edita Tahiri: SHBA i dha vijë të kuqe ndryshimit të kufijve, fund iluzioneve për “Serbinë e Madhe”

19
0

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka vlerësuar se nënshkrimi i Ligjit për Mbrojtjen Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vitin 2026 nga presidenti amerikan, Donald Trump, përbën një mesazh të qartë politik për Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti për Kosovën.

Sipas Tahirit, në këtë ligj përkrahet qartë integrimi i Kosovës dhe i vendeve të tjera të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe theksohet domosdoshmëria e njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si përmbyllje e dialogut të Brukselit.

“Në ligj kërkohet qartë zbatimi i marrëveshjeve nga palët, ndërsa SHBA-të e bëjnë të qartë se kundërshtojnë çdo ide për ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh,” ka deklaruar Tahiri.

Ajo ka theksuar se ky qëndrim amerikan i jep fund, sipas saj, iluzioneve për projekte destabilizuese në rajon.

“Kjo e ndal iluzionin për ‘Serbinë e Madhe’ dhe ‘botën serbe’, të cilat janë faktor destabilizues në rajon, veçanërisht në kuadër të skenarëve serbo-rusë,” është shprehur Tahiri.

Më tej, ajo ka vlerësuar se Qeveria e re e Kosovës gëzon një përkrahje të qartë amerikane në rrugëtimin euro-atlantik të shtetit.

“Qeveria e Kosovës ka përkrahje të qartë amerikane në rrugëtimin euro-atlantik të shtetit tonë, përkrahje kjo që duhet shndërruar në realitet me dije, mençuri dhe vizion strategjik,” ka përfunduar Tahiri.