Ballina Sport I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21
0

Pas humbjes në ndeshjen e boksit ndaj Anthony Joshua, amerikani Jake Paul nuk ka “qëndruar duarkryq”.

Paul ka bërë publike një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet i rrethuar me para në një avion privat, ndërsa bën edhe një përshkrim.

“Ëndrra amerikane. Filloni ëndrrën tuaj sot. Besoni në të.

Nëse bini, mësoni. Nëse bini, mos u ndalni”– shkruajti ai. Ylli i Youtube i kthyer në boksier theu nofullën gjatë “betejës” së humbur ndaj një kampioni të peshave të rënda si Joshua.