Ergys Agasi vendosi një kamera të fshehtë në zyrën e tij të punës dhe filmoi çdo takim. Pamjet filmike i hodhi në një hard disk që do të sekuestrohej nga SPAK gjatë një hetimi që po zhvillonte në atë kohë për kontrabandë cigaresh. Agasi filmoi veten teksa bënte pazare me shefen e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, dhe biznesmenin Ermal Beqiri.
Këto pamje me zë e figurë fundosën Agasin dhe zbuluan një grup kriminal që zhvaste tendera, madje deri te rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe.
Më poshtë janë fotot e takimeve të filmuara nga Agasi që ndodhen në dosje hetimore. Por burimet thonë se Agasi ka filmuar takime me njerëz të politikës, policisë dhe biznesit.











