Napoli fiton Superkupën e Italisë. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte triumfoi 2-0 ndaj Bolognas, në ndeshjen e luajtur në Riad.
Heroi i napoletanëve ishte David Neres, me këtë të fundit që realizoi dopietë, duke i dhënë skuadrës një trofe të rëndësishëm.
Goli i dytë i pësuar ishte goditje fatale për Bolognën, që nuk reagoi dot më pas për t’u futur në lojë.
Festa ishte e gjitha e Napolit në fund.







