Real Betis e mbylli vitin 2025 me fitore në La Liga. Pas triumfit 4-0 kundër Getafes, tifozët vendas e mbuluan fushën e blertë me lodra prej pelushi.
Ato do t’ju dhurohen fëmijëve në nevojë për Krishtlindje. Tradita quhet “lluvia de peluches” ose “shiu i lodrave prej pelushi” dhe është mbajtur në fundjavën e fundit para Krishtlindjeve nga klubi që nga viti 2018.
Një nismë e veçantë dhe moment i bukur për tu parë.







