Ballina Sport Unitedi ka një rekord shqetësues në Premierligë pa Bruno Fernandesin

Unitedi ka një rekord shqetësues në Premierligë pa Bruno Fernandesin

19
0

Para së dielës, Bruno Fernandes kishte munguar vetëm dy herë në ndeshjet e Manchester Unitedit për shkak dëmtimi.

Nën drejtimin e Erik ten Hagut, Unitedi ishte tepër i rezervuar në përcaktimin e dëmtimeve të lojtarëve dhe Fernandesi mungoi në dy humbje radhazi ndaj Crystal Palacet dhe Arsenalit në maj 2024.

Para kësaj, mungesa e vetme tjetër e detyruar e Fernandes kishte qenë për shkak sëmundjeje, në fitoren 3-2 ndaj Tottenhamit në mars 2022.

Cristiano Ronaldo shënoi tregolësh atë ditë, por United aktualisht nuk kanë një lider të nivelit të Ronaldos për të kompensuar mungesën e parë të zgjatur të Fernandesit.

Kapiteni i Unitedit pritet të mungojë rreth një muaj për shkak të një dëmtimi në kofshë, të pësuar në pjesën e parë të humbjes ndaj Aston Villas të dielën.

Kjo do ta përjashtonte Fernandesin nga ndeshjet në shtëpi kundër Newcastlet dhe Wolvesit, udhëtimet e vitit të ri drejt Leedsit dhe Burnleyt, ndeshjen e raundit të tretë të FA Cup ndaj Brightonit, derbin e dytë të Manchesterit këtë sezon dhe, potencialisht, edhe transfertën ndaj Arsenalit.

Wolvesi dhe Burnley janë ndeshje relativisht të lehta, por sezoni i Unitedit mund të marrë tatëpjetën pa Fernandesin, 31 vjeç, gjatë javëve në vijim.

FA Cup është e vetmja mundësi për të fituar një trofe dhe United tashmë kanë humbur një numër të turpshëm pikësh në tetë ndeshjet e fundit, duke fituar vetëm dy prej tyre.

Ishte pothuajse një vit më parë kur Fernandesi u ndëshkua me karton të kuq në “Boxing Day”, në humbjen 2-0 ndaj Wolvesit.

Më pas radha ishte e Newcastlet ndaj Unitedit dhe kjo duhet të ketë qenë një nga ato ndeshje ku Amorimi e priste humbjen që në udhëtimin me autobus drejt stadiumit.

Me Fernandesin të pezulluar për një ndeshje, United ishin 2-0 në disavantazh brenda 19 minutave dhe Joshua Zirkzee u përball me fishkëllima dhe thirrje tallëse pas zëvendësimit të tij në minutën e 31-të.

Këtë vit kalendari është i përmbysur, me Newcastlen që vjen në “Boxing Day”, përpara ndeshjes ndaj Wolvesin më 30 janar.

Bilanci i Newcastlet në transfertë këtë sezon në Premierligë është i dobët, vetëm një fitore në tetë ndeshje, por kohët e fundit ata i kanë shkaktuar shpesh probleme Unitedit.

Nën drejtimin e Eddie Howet, Newcastle ka fituar pesë herë, barazuar dy dhe humbur dy ndaj Unitedit.

Sezonin e kaluar ata i fituan të dyja ndeshjet e kampionatit kundër Unitedit për herë të parë që nga sezoni 1930/31.

Fernandesi u ndëshkua me karton të kuq tri herë sezonin e kaluar, por i pari u anulua pas apelimit, ndaj ai shmangu pezullimin.

Unitedi barazoi me Fenerbahçen ndërsa portugezi vuante një pezullim prej një ndeshje për kartonin e kuq të marrë në Porto.

Nga gjithsej 325 ndeshje të Unitedit, Fernandesi ka luajtur në 308 dhe ka munguar vetëm në 17 që nga ardhja e tij në janar 2020.

Në Premierligë, Unitedi ka humbur pesë dhe ka barazuar një nga gjashtë ndeshjet e fundit që Fernandesi ka munguar.

Në total, ata kanë arritur tetë fitore nga 17 ndeshje pa Fernandesin, por pesë prej tyre kanë qenë në FA Cup, Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës.

Fernandesi ka vuajtur katër pezullime njëndeshjëshe për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë.

Unitedi ia doli pa Fernandesin për të mposhtur Burnleyn 3-1 në dhjetor 2021, por u shkatërrua nga Aston Villa në një humbje 3-1, 11 muaj më vonë.

Me Fernandesin përsëri në ekip, Unitedi u eliminua nga Evropa pas një humbjeje të zbehtë 3-0 ndaj Sevillas në prill 2023, por siguroi një barazim të vlefshëm pa gola në “Anfield” në dhjetor të atij viti.

Fernandesi u pushua në ndeshjen e fundit të kampionatit të sezonit 2020/21 – një fitore 2-1 në fushën e Wolvesit – pasi ishte vetëm tre ditë para finales së Ligës së Evropës ndaj Villarrealit.

Ai ishte zëvendësues i papërdorur në Brentford në maj, pasi Amorim i dha përparësi gjysmëfinales së dytë të Ligës së Evropës ndaj Athletic Bilbaos.

United humbi 4-3, por në një moment ishin 4-1 në disavantazh në “Gtech Stadium”.

E vetmja ndeshje e FA Cup ku Fernandesi nuk mori fare pjesë ishte një takim i paharrueshëm i raundit të tretë në epokën e “Covidit”, ndaj Watfordit në shtëpi, i vendosur nga një gol me kokë i Scott McTominayt në janar 2021.

Unitedi i ka fituar të katër ndeshjet e Kupës së Ligës ku Fernandesi nuk ka luajtur – kryesisht takime të raundeve të hershme kundër ekipeve të Premierligës me formacione të ‘dyta’ ose skuadrave nga ligat e ulëta: Brighton, Charlton dhe Crystal Palace.