Ballina Lifestyle Zara Larsson shfaq linjat perfekte gjatë pushimeve në Miami

Zara Larsson shfaq linjat perfekte gjatë pushimeve në Miami

17
0

Zara Larsson tërhoqi vëmendjen me linjat e saj të tonifikuara teksa shëtiste përgjatë Miami Beach të dielën, e veshur me një bikini ngjyrë bruzi.

Ylli suedez i pop-it, 28 vjeçe, dukej në formë të shkëlqyer, me barkun e saj të skalitur që binte menjëherë në sy në bikinin me shkëlqim me prerje trekëndore.

Këngëtarja kishte zgjedhur të shfaqej pa grim, ndërsa flokët bionde i kishte mbledhur sipër kokës në një topuz të çrregullt, duke shijuar rrezet e diellit të Floridës, shkruan “Daily Mail”.

Zara po kalonte momente relaksi të merituara pas performancës së saj në iHeartRadio Y100 Jingle Ball, që u mbajt të shtunën në Kaseya Centre.

Autorja e hitit Symphony u sigurua që të gjitha sytë të ishin mbi të edhe në skenë, ku u shfaq me një bikini të bardhë, një mbulesë transparente të shkurtër dhe një minifund, të kombinuara me çizme të buta në të njëjtin stil.