Ballina Lifestyle Akuza të reja për krime seksuale/ Aktori i njohur i komedisë përballet...

Akuza të reja për krime seksuale/ Aktori i njohur i komedisë përballet me akuza të reja pasi u shpall më parë i pafajshëm

19
0

Aktori i njohur dhe komediani Russell Brand, po përballet me dy akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual në Angli.

Komediani 50-vjeçar është akuzuar tashmë për përdhunim, sulm të pahijshëm dhe sulm seksual e dhunë fizike, ku përfshihen katër gra të ndryshme. Ai u paraqit në gjykatë në maj, duke u deklaruar i pafajshëm për akuzat.

Akuzat e reja përfshijnë dy gra të tjera, tha Policia Metropolitane. Shefi i Detektivëve Tariq Farooqui tha: “Gratë që kanë dalë hapur, përfshirë ato të lidhura me dy akuzat e reja, vazhdojnë të marrin mbështetje nga oficerë të trajnuar posaçërisht”.

Hetimi policor është duke vazhduar dhe oficerët po u bëjnë thirrje kujtdo që ka informacion të dalë hapur dhe të flasë me policinë. Brand pritet të paraqitet në gjykatë muajin e ardhshëm për dy akuzat e reja.

Detektivët filluan hetimin e çështjes në shtator 2023, pasi morën një sërë ankesash, të cilat pasuan raportimet nga Dispatches e Channel 4 dhe The Sunday Times. Incidentet fillestare, të raportuara nga katër gra, dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 1999 dhe 2005.

Brand akuzohet për përdhunimin e një gruaje në një hotel në vitin 1999, pasi u takuan të njëjtën ditë në një aktivitet teatri pas konferencës së Partisë Laburiste në Bournemouth.

Ai akuzohet gjithashtu për përdhunimin e një gruaje që punonte në televizion, të cilën e takoi në një bar në Soho në vitin 2004. Ai akuzohet se ia ka prekur gjoksin përpara se ta tërhiqte në tualet dhe ta detyronte të kryente një akt seksual.

Një grua tjetër pretendon se është sulmuar në mënyrë të pahijshme nga Brad, i cili e kapi për krahu dhe u përpoq ta tërhiqte në një banjë burrash në një stacion televiziv në vitin 2001. Gjyqi mbi akuzat fillestare është planifikuar të fillojë më 16 qershor.