Ballina Politika Beqaj reagon për Avokatin e Popullit: “Ai lumturohej që jam në pranga,...

Beqaj reagon për Avokatin e Popullit: “Ai lumturohej që jam në pranga, por do përballem në proces”

32
0

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj që po gjykohet për aferën e koncesionit të “Sterilizimit” ka folur për Avokatin e Popullit.

“Iniciuesi i këtij procesi, ai që ka bërë kallëzimin, sot është Avokati i Popullit dhe i pari në listën e dëshmitarëve. Ai ka bërë deklarime publike për mua. Ai ishte lumturuar pse jam në pranga. Ka thënë që e dinte se çështja ishte pushuar, por bëri kallëzimin.

Ata që e zgjodhën e dinë vetë. Unë personalisht me të, do përballem këtu në proces.

Ajo që më habiti nuk ishte vota. Ishte puthja para atyre deputetëve”, tha Beqaj, ndërsa u ndërpre nga gjykata për të mos vijuar më tej për shkak se deklarimet nuk kishin lidhje me procesin.