Ballina Kronika E rëndë në Elbasan/ 20-vjeçarja nga Azia humb jetën në banesë, dyshohet...

E rëndë në Elbasan/ 20-vjeçarja nga Azia humb jetën në banesë, dyshohet se…

28
0

Një shtetase e huaj ka humbur jetën ditën e djeshme në banesën e saj në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vdekja e shtetases H. W., 20 vjeçe, e lindur në një shtet të Azisë Jugore, ka ardhur për shkaqe natyrale.

Autoritetet kanë kryer veprimet e para procedurale, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për hetime të mëtejshme.