Ballina Kronika Goditet sërish aktiviteti i paligjshëm i basteve, tre të proceduar në Korçë

Goditet sërish aktiviteti i paligjshëm i basteve, tre të proceduar në Korçë

33
0

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Uniformat blu kanë goditur 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie, ku për pasojë janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë në Korçë, për këtë veprimtari të paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-V. P., J. T., dhe R. G., banues në Korçë dhe në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.