Ballina Europë Italia merr vendimin zyrtar- Himni Kombëtar ndryshon finalen e i detyrueshëm të...

Italia merr vendimin zyrtar- Himni Kombëtar ndryshon finalen e i detyrueshëm të zbatohet i tillë në çdo ceremoni institucionale

0
28

Një zhvillim i pazakontë ka ndodhur gjatë orëve të fundit në Itali dhe ka ngjallur debat të gjerë publik. Bëhet fjalë për Himnin e Mameli-t, pra Himnin Kombëtar të Italisë, i cili nga tani e tutje, në ceremonitë zyrtare ushtarake, do të ekzekutohet pa thirrjen përfundimtare “PO”, që tradicionalisht shqiptohet pas vargut “l’Italia chiamò” (Italia thërret)

Çfarë ka ndodhur

Vendimi buron nga një dekret presidencial i 14 marsit 2025, i firmosur nga Presidenti i Republikës me propozim të qeverisë italiane. Zbatimi i tij është formalizuar vetëm tani përmes një direktive të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, të datës 2 dhjetor, e cila u është përcjellë të gjitha forcave të armatosura – nga Ushtria te Guardia di Finanza, me kërkesën për “zbatim të rreptë” në çdo ceremoni institucionale ku himni këndohet.

Dokumenti nuk lë vend për interpretim: “Po”-ja finale duhet të hiqet.

Arsyeja zyrtare

Sipas burimeve institucionale, vendimi mbështetet në një rikthim filologjik te versioni origjinal i tekstit të shkruar nga Goffredo Mameli në vitin 1847. Në dorëshkrimin autograf të poetit, fjala “Sì” nuk figuron. Qeveria argumenton se masa synon të harmonizojë tekstin me variantin më besnik ndaj origjinalit historik, një kërkesë që, sipas tyre, është ngritur edhe nga disa ambiente muzikore dhe banda ushtarake.

Debati, megjithatë, është më kompleks. Edhe pse Mameli nuk e përfshiu “PO”-në në tekst, partitura muzikore e Michele Novaro-s, kompozitorit të himnit, e përmban qartë këtë thirrje finale. Novaro e konsideronte atë kulmin emocional të veprës – “një betim dhe një britmë lufte” – dhe madje kishte kërkuar ndjesë publikisht ndaj Mameli-t për shtesën, duke e justifikuar me nevojat shprehëse të muzikës.

Për më shumë se 170 vjet, fjala dhe muzika kanë bashkëjetuar, duke u shndërruar në një simbol të pandashëm në ndërgjegjen kolektive të italianëve.

Reagimet dhe polemikat

Direktiva ka shkaktuar pakënaqësi të heshtura në kazermat italiane, siç raporton edhe media italiane. Shumë ushtarakë e shohin këtë ndryshim si një ndërhyrje të panevojshme në një simbol kombëtar që është jetuar dhe kënduar gjithmonë në të njëjtën mënyrë.

Referenca zyrtare e zgjedhur nga Presidenca është interpretimi i vitit 1961 nga tenori Mario Del Monaco, ku himni përfundon pa thirrjen “PO”. Megjithatë, kjo bie ndesh me praktikën e konsoliduar në sheshe, shkolla, ceremoni publike dhe sidomos në stadiume.
E për shumë italianë përtej këtij vendimi, në publik ky himn do vijoi të këndohet ashtu sic ka qënê.
“Italia thërret! PO!”
“Itali chiamo! Si!”