Ballina Aktualitet Mbledhja e Gjyqtarëve, Dhimitër Lara zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Posaçme të...

Mbledhja e Gjyqtarëve, Dhimitër Lara zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Posaçme të Apelit

37
0

Dhimitër Lara është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Zgjedhja e tij u bë gjatë mbledhjes së sotme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e mbajtur nën drejtimin e Zëvendëskryetarit të Gjykatës Saida Dollani.

Njoftimi i plotë:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  e mbajtur nën drejtimin e Zëvendëskryetarit të Gjykatës znj. Saida Dollani, sot më datë 23.12.2025 zgjodhi Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, z. Dhimitër Lara.

Gjyqtari Dhimitër Lara, merr detyrën në përfundim të mandatit të Zëvendëskryetarit znj. Saida Dollani, e cila ushtroi detyrën e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kompetencat e Kryetarit nga data 23.12.2022 deri më datë 23.12.2025. 

Magjistrati z. Dhimitër Lara ushtron funksionin e gjyqtarit të gjykatës së apelit që nga data 05.04.2004, fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda (05.04.2004-19.12.2019) dhe nga data 19.12.2019 e në vazhdim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.