Ballina Ekonomia Rama ndërtuesve për Paqen Fiskale: “Me ju nuk ka dhe s’do të...

Rama ndërtuesve për Paqen Fiskale: “Me ju nuk ka dhe s’do të ketë paqe”

31
0

Kryeministri Edi Rama është përplasur këtë të martë me kreun e shoqatës së ndërtuesve, Erjon Harizaj, gjatë një takimi me komunitetin e biznesit për paketën e Paqes Fiskale. Rama ka akuzuar sektorin e ndërtimit se është më fitimprurësi në vend, ndërsa njëkohësisht deklaron paga të ulëta për punonjësit.

Sipas kryeministrit, nuk mund të ketë paqe me ndërtuesit që, siç u shpreh ai, deklarojnë punonjës me paga minimale që nuk ekzistojnë në realitet. Rama theksoi se në ndërtim nuk ka punonjës që punojnë për 500 mijë lekë dhe se kjo praktikë dëmton rëndë të drejtat e punëtorëve.

“Çfarë mbështetje doni ju, kur deklaroni punonjës me 500 mijë lekë? Nuk ekziston një punonjës i tillë në ndërtim, as në Tiranë e as askund. Jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri. Shkundini mirë xhepat, paguajini punonjësit 1500 apo 2000 euro dhe mbaroni ndërtimet që keni lënë përgjysmë. Me ju nuk ka dhe nuk do të ketë paqe”, u shpreh Rama.