Ballina Politika Sali Berisha 8 milionë dollarë për lobime sekrete, zero transparencë për demokratët,...

Sali Berisha 8 milionë dollarë për lobime sekrete, zero transparencë për demokratët, Evi Kokalari paralajmëron se pa…

27
0

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një shfaqje pa mbështetje reale dhe pa transparencë ndaj demokratëve. Sipas saj, ndërsa Berisha kërkon mobilizim dhe përplasje para Kryeministrisë, ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim për rreth 8 milionë dollarë të shpenzuar në lobime sekrete në SHBA. Kokalari thekson se pa shembjen e plotë të strukturës aktuale të Partisë Demokratike, përfshirë fraksionet brenda saj, Edi Rama nuk largohet nga pushteti, duke paralajmëruar se protestat e tilla vetëm sa e legjitimojnë status quo-në.

“Pra, Sali Berisha ju do tek Kryeministria që ju të protestonin shishen e verës $30,000, ndërkohë që s’ka kthyer akoma përgjigje ku i gjeti 6 milion dollarë për ish-punonjësin e Marco Rubios dhe gati 2 milion dollarë të tjerë për ish menaxherin e fushatës së Trump-it? Ju të gjithëve, Berisha ju konsideron kavie që ju përdor sa herë ju duheni, dhe është i pamëshirshëm për abuzimin që ju bën. Po e përsëris, pa rënë totalisht struktura aktuale e PD-së, me gjithë fraksionin e Dumës dhe të Llapajt, Edi Rama NUK ikën. Kush del sot në protestë, ta konsideroj veten ‘idiot i dobishëm’ sepse ju bëni më dëm se këta që ju organizojnë, duke i legjitimuar ata me prezencën tuaj”, shprehet Evi Kokalari.