Ballina Aktualitet Sekuestrohet pasuria e Dashi Alikos, ish-kryetari demokrat i Bashkisë së Lazaratit

Sekuestrohet pasuria e Dashi Alikos, ish-kryetari demokrat i Bashkisë së Lazaratit

46
0

Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar pasuri me vlerë  3 milionë euro të Dashi Alikos, ish-kryetar demokrat i Bashkisë së Lazaratit.

Sipas hetimeve pasurore, shtetasi Dashi Aliko rezultoi se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive. Kërkesa për konfiskim u paraqit në kuadër të hetimit pasuror nr. 2 të vitit 2019 dhe u pranua nga gjykata kompetente.

Pasuritë e konfiskuara përfshijnë:

Truall me sipërfaqe 350 m² në qytetin e Gjirokastrës;
Truall me sipërfaqe 1500 m² dhe ndërtim 23 m² në Lazarat, Gjirokastër;
Truall me sipërfaqe 450 m² në Grehot, Gjirokastër;
Truall me sipërfaqe 1646 m² në Grehot, Gjirokastër;
Arë me sipërfaqe 7000 m² në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;
Banesë me sipërfaqe ndërtimi 120 m² dhe sipërfaqe sheshi 600 m² në Lazarat;
Karburant me sipërfaqe 148 m² në Kordhocë, Gjirokastër;
Ndërtesë zyrash dy-katëshe me sipërfaqe 69 m² në Kordhocë;
Lokal me sipërfaqe 94 m² në Kordhocë;
Magazinë me sipërfaqe 437 m² në Kordhocë;
Magazinë me sipërfaqe 98 m² në Kordhocë;
Magazinë me sipërfaqe 542 m² në Kordhocë;
Vendroje me sipërfaqe 5 m² në Kordhocë;
Nyje betoni me sipërfaqe 55 m² në Kordhocë;
Vend afrimi i materialeve të ngurta me sipërfaqe 424 m² në Kordhocë;
Truall me sipërfaqe 2224 m² në Kordhocë;
Truall me sipërfaqe 1608 m² në Kordhocë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër bën me dije se mbetet e angazhuar në hetimin me prioritet të procedimeve pasurore, si dhe në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, në zbatim të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Në vijim, Prokuroria thekson se do të vazhdojë hetimet për grupveprat penale që lidhen me pasurimin e paligjshëm, duke marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive përkatëse.