Ballina Aktualitet Tentativë për të hakeruar SPAK, Ismaili del pas afro 3 orësh nga...

Tentativë për të hakeruar SPAK, Ismaili del pas afro 3 orësh nga Prokuroria e Posaçme, i komunikohet mbyllja e hetimeve

42
0

Ish drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka dalë nga SPAK pas afro dy orësh brenda këtij institucioni.

Ismaili u paraqit këtë të martë, 23 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 14.40 minuta, ndërsa la dyert e këtij institucioni rreth orës 16.30.

Deri më tani nuk dihen arsyet e thirrjes së ish zyrtarit të Burgjeve në institucionin procedues, ndërsa Ismaili po hetohet për tre vepra penale:

‘Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’; ‘Grupi i strukturuar kriminal’; dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’.

Burime për Syri bëjnë me dije se Ismailit i është komunikuar mbyllja e hetimeve për tre akuzat e mësipërme.

Hetimet ndaj ish-kreu të Burgjeve vijnë disa muaj pas incidentit të dyshuar të hakerimit dhe SPAK ka njoftuar se procedurat po ndiqen në mënyrë intensive, për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e ish drejtorit të Burgjeve. Sulmi kibernetik ndaj SPAK ndodhi më 12 mars, por u zbulua disa ditë më vonë.