Ballina Aktualitet Auditoret bosh, valixhet plot/ Mbi 10 mijë vende bosh në universitete për...

Auditoret bosh, valixhet plot/ Mbi 10 mijë vende bosh në universitete për vitin akademik 2024–2025

11
0

Vetëm 66.92% e totalit të kuotave të ofruara nga universitetet në Shqipëri janë plotësuar me studentë për vitin akademik 2024–2025.

Të dhënat nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe tregojnë se mbi 10 mijë vende studimi kanë mbetur bosh në rang kombëtar.

Sipas raportit, universitetet publike dhe private kanë ofruar gjithsej 32 177 kuota, ndërsa janë regjistruar vetëm 21 547 studentë, çka dëshmon një rënie të ndjeshme të interesit për arsimin e lartë.

Raporti ndalet veçanërisht te Universiteti i Tiranës, institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend. Edhe pse mbetet një nga universitetet më të preferuara nga maturantët, një pjesë e konsiderueshme e kuotave nuk janë plotësuar, veçanërisht në disa programe specifike studimi.

Degët që mbeten më shpesh pa studentë

Sipas të dhënave të QSHA-së, interes më i ulët është regjistruar kryesisht në:

bujqësinë dhe disa degë inxhinierike,

Në universitetet jashtë Tiranës, diferenca mes kuotave të ofruara dhe regjistrimeve reale është edhe më e theksuar, duke bërë që auditorët të mbeten pjesërisht bosh.

Rënia e numrit të studentëve përkon me rritjen e largimeve nga vendi, ndërsa qeveria vijon të mbajë një ton optimist për të ardhmen.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria pritet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2027, por me këto shifra në arsim, duket se festimi do t’i mbetet vetëm një rrethi të ngushtë: patronazhistëve dhe socialistëve që nuk do të kenë përfunduar pas hekurave.