Ballina Kronika DURRES/ Policia shpallje në kërkim dhe procedim penal për vepra të ndryshme...

DURRES/ Policia shpallje në kërkim dhe procedim penal për vepra të ndryshme penale

45
0

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-H. B., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësorë të rrugës “Pavarësia”. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;
-E. D., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. B., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin H. M., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij. Punohet për kapjen e 45-vjeçarit.

Dje, kallëzuan shtetasit:
-S. S., banues në Durrës, se ishte larguar nga banesa, në mbrëmje, babai i tij, shtetasi A. S., 51 vjeç. Punohet për gjetjen e 51-vjeçarit;
-E. M., se ishte mashtruar në rrjete sociale, mbi blerjen e një mjeti për ngarkim, për llogari të subjektit ku është përgjegjës. Punohet për kapjen e autorit/ëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.